Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua diten e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ndërsa mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për Monika Kryemadhin, si edhe dy për dy funksionarë të PL-së.
Raportohet se dy personat e tjerë janë Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku.
Sipas burimeve, SPAK kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.