Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi debat me Ndrecën: Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat


Mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetit Plarent Ndreca.

Vokshi e akuzoi Ndrecën se ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat, duke theksuar se lista e deputetëve të Durrësit është hartuar nga bandat.

Ndërsa Ndreca iu përgjigj duke theksuar se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un si një organizatë kriminale. 

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.