Jurgis Çyrbja, Ish-deputeti i PS-se ,ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit të tij më 20 tetor në Durrës. Çyrbja dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, që e mbante që nga viti 2017, disa ditë para arrestimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Çyrbja akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Gjyqtari Erjon Bani do bëjë vleresimin e masave të sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij, ndërkohë Altin Hajri vijon të jetë në kërkim.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për Çyrbjan, duke theksuar rëndësinë e rasteve të tilla në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.