Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, theksoi se që prej 7 muajsh nuk ka pasur komunikim me bashkëshortin e saj, Ilir Meta, përveç një padie për divorc.
Ajo shprehu shqetësimin se masa e arrestit ndaj Metës po përdoret për të thelluar konfliktin e tyre familjar.
Kryemadhi theksoi se akuzat që i vendosen Metës nuk kanë lidhje me të dhe se, madje, ai nuk pranon ta vizitojë.
“Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për Metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai”, u shpreh ajo.
“Besoj tek fuqia politike e Metës pavarësisht marrëdhënieve personale. Meta, gjeni politik. Nuk bën gabime politike. Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet e bëhet agresiv. PL ka strukturat e saj dhe do të ristrukturohen e riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL-së sepse nuk dua të krijoj konfuzion sepse kemi qëndrime të ndryshme.” – shtoi Kryemadhi.