Vendosni fjalën kyçe....

Milan gjen fitoren në Ligën e Kampionëve


Milan ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Pas dy humbjeve nga Liverpool dhe Bayer Leverkusen, kuqezinjtë e kanë gjetur më në fund rrugën e fitores në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në duelin e zhvilluar në “San Siro”, Milan triumfoi 3:1 ndaj Club Brugge.

Christian Pulisic kaloi vendasit në epërsi me një gol direkt nga korneri në minutën e 34-të.

Gjashtë minuta më vonë, Onyedika i Club Brugge u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Përkundër kësaj, mysafirët patën forcë që të barazonin shifrat gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Por, Reijnders me dy gola të tij nuk lejoi befasi.

Me këtë fitore, Milan shkon përkohësisht në pozitën e 18-të me tri pikë të gurmbulluara.

Në anën tjetër, Club Brugge ka po aq pikë në pozitën e 24-të.