Monika Kryemadhi paralajmëroi sot se kryeministri Rama dhe ata pranë tij kanë kaluar vijën e kuqe me familjen e saj dhe se nuk do ndalet në denoncimin e aferave kriminale dhe vjedhjeve te qeverisë.
Ajo përsëriti se sulmi ndaj saj është politik dhe se ka të bëjë me denoncimin e aferës së inceneratorëve.
“Nuk kam besim të drejtësia selektive. Nuk e sabotova reformën në drejtësi po nuk e besoj drejtësinë selektive të Ramës. Do vijoj të denoncoj krimet e kësaj qeverie, vjedhjet, koncesionet. Më pyet një punonjëse ambasade a je bërë pishman që e denoncuar inceneratorin e Tiranës? I thashe si politikane jo. Si nënë, grua, vajzë, shoqe po. Fuqia financiare e inceneratorit të Tiranës ka qenë shumë e madhe. E gjitha kjo është një farsë dhe mënyrë për të bërë pis Monikën.
Kur poshtërsia kalon ke fëmija do i bëjnë llogaritë edhe ata vetë se këtu nuk mban më. Skenari ndaj nesh nisi që në kohën e Tom Dosi në vitin 2014 nëse e mbani mend. U hartua skenari në zyrën e Sajmit Tahirit dhe Artan Didit. Pastaj u sajua CEZ-DIA nga Lulzim Basha dhe një deputete e PD-së. Nuk jemi marrë asnjëherë me familjarët dhe fëmijët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Lulzim Bashës, Sali Berishës, të askujt. Po familja është vija e kuqe.” – tha Kryemadhi.