Një pritje e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në parlamentin e Australisë në Canberra është ndërprerë nga akuzat e një ligjvënësje autoktone australiane.
Pasi monarku britanik përfundoi fjalimin e tij, senatorja e pavarur Lidia Thorpe doli përpara dhe lëshoi një lumë akuzash ndaj Charles.
“Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na ktheni atë që na vodhët: kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë. Na shkatërruat tokën”, bërtiti ajo.
Ligjvënësja, e cila kishte veshur një mantel amtare prej leshi, kërkoi një traktat që bie dakord me popujt e Kombeve të Parë. Australia mbetet një nga vendet e pakta në Komonuelthin Britanik që nuk ka nënshkruar një marrëveshje midis shtetit dhe popujve indigjenë.
“Na jepni një traktat, ne duam një traktat në këtë vend,” tha ajo.
“Kjo nuk është toka jote, ti nuk je mbreti im.” – bërtiti Thorpe ndërsa u përcoll nga salla nga sigurimi.
Daily Mail raportoi se mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla u panë duke “qeshur” pasi dëgjuan kërkesat e senatores.
Më herët gjatë ditës, Thorpe, një avokate për sovranitetin indigjen, mori pjesë në një protestë jashtë Memorialit të Luftës Australiane, që u vizitua nga çifti. Kryeministri australian Anthony Albanese i tha çiftit mbretëror se njerëzit në vend kanë respekt të madh për ta.
Ish-kryeministri Tony Abbott akuzoi Thorpe për përfshirje në “ekzibicionim politik”, sipas SBS News.
Sipas Muzeut Australian, ka pasur të paktën 270 masakra të kryera nga kolonistët kundër australianëve aborigjenë midis fundit të shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 20-të “si pjesë e një përpjekjeje të sanksionuar dhe të organizuar nga shteti për të zhdukur njerëzit e Kombeve të Parë”.
Për shkak të këtyre veprimeve, popullsia indigjene në Australi u zvogëlua nga rreth 1.5 milion në më pak se 100,000 deri në fillim të viteve 1900, tha ai.