Vendosni fjalën kyçe....

21 janari/ Hysni Burgaj në SPAK: Dhashë sqarime si një person që ka dijeni


Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është paraqitur këtë paradite në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me 21 Janarin.

Burgaj u akuzua nga opozita e kohës se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej atëherë nga Ina Rama. 

“Dhashë sqarime si një person që ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. Kam zbatuar urdhër-arrestet”, tha Burgaj pasi ka dalë nga SPAK.

Më 21 janar 2011, opozita e kohës zhvilloi një protestë, ndërsa u vranë në bulevard nga Garda e Republikës 4 qytetarë.