Vendosni fjalën kyçe....

IKMT nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, Bashkia e Vlorës merr masa pas përmbytjeve


IMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një iniciativë e Bashkisë së Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas ngjarjes së përmbytjes është bërë evidentimi i të gjitha segmenteve të kanalizimeve dhe do të ndërhyhet në ato vende ku janë kryer abuzime me ndërtime të paligjshme.

“Këtu jemi te kanali i ujërave të larta në qytetin e Vlorës dhe me këtë prishje shpresojmë të japim një mesazh të qartë për të gjithë ata që pengojnë mirëfunksionimin e këtij kanali. Masat konkrete që po marrim sot do të vazhdojnë edhe në vijim”, tha Dredha

Aksioni është mbështetur edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.