Një aksident ndodhi në Sarandë, ku një 64-vjeçar mbeti i plagosur pas përplasjes nga një automjet.
Shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar një “Citroen”, goditi këmbësorin N. B., i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç, këmbësor, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.