Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shmangur komentet lidhur me kampet e emigrantëve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen tashmë të hyrë në fuqi mes Shqipërisë dhe Italisë.
Zyrtarja e lartë e BE-së tha se kjo është marrëveshje dypalëshe për të cilën ne nuk bëjmë komente, por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje.
Pyetje: Çfarë mendon Von der Leyen për vendimin e Gjykatës Europiane që de fakto e pengon përdorimin e kampeve italiane në Shqipëri, dhe çfarë mendon për reagimin e ashpër të qeverisë italiane ndaj këtij qëndrimi të drejtësisë?
Përgjigje: Që prej fillimit ne kemi qenë tejet të qartë që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje. Por që kjo është një marrëveshje dy palëshe. Ne nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje dypalëshe