Deputetja e PS-së Kryemadhi tha para hyrjes në Gjykatën e Posaçme se sistemi i drejtësisë është i kastruar dhe i kapur nga Edi Rama.
Ajo tha gjithashtu se drejtësia nuk është ajo që kanë kërkuar e presin shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë shpenzuar miliona dollarë për të.
“Sistemi i drejtësisë i kastruar. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët, e partnerëve tanë që kanë shpenzuar miliona dollarë dhe euro. është drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Shihemi më pas. Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor.” – tha Kryemadhi.