Monika Kryemadhi dha një deklaratë për media pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kryemadhi tha për gazetarët se për çdo gjë që akuzohet Ilir Meta, nuk ka asnjë lloj lidhje.
“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.
Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të gazetarëve, ajo tha se në seancë “duhet të ishin të gjitha kamerat e botës”.
Pyetje: Ju ishit dakord që procesi ndaj jush të zhvillohet ne prezencë të gazetarëve?
Monika Kryemadhi: Po mirë mo, a jua dha juve SPAK-u pa e marrë unë, e nxorët nëpër portale. Jo një kamera, por te gjitha kamerat e botës të ishin aty. Nuk është e PS, shallin e kam vënë për kombinim, nuk ka PS një shall kaq cilësor.
Kryemadhi gjithashtu deklaroi se avokati Genc Gjokutaj duhej të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për të. Ajo u shpreh se çështja duhej të ishte ndarë.
“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”
“Janë absurditete akuzat që i kanë ngritur. Ia kërkova dhe Prokurorisë, çështja duhet të ishte ndarë. Në një sallë ishte për të na provokuar dhe për show”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo u shpreh se e ka zënë një hakë, pasi sipas saj, ajo dhe Rama, e kanë gënjyer Ilir Metën për të bërë Erjon Veliajn kryetar bashkie.
“Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët.”
Kryemadhi u shpreh e vendosur se do ta cojë deri në fund për të gjetur drejtësinë.
“Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie I kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha. Edhe kur të vdes kam 3 trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por cështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nëse operacioni i Monikës ka kushtutuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt.” – u shpreh ajo.