Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj Metës, Kryemadhi: Në gjyq pashë tre musketierët e drejtësisë së Ramës


Pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës në GJKKO, Monika Kryemadhi foli për mediat, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për manipulim dhe kapje nga Edi Rama.

Ajo u shpreh se seanca e saj ishte shoqëruar nga një “mashtrim të drejtpërdrejtë” dhe kritikoi gjyqtarin Erjon Çela për mënyrën si u trajtua rasti i Ilir Metës, i cili, sipas saj, ishte rrëmbyer nga “grup banditësh”.

“Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov.

Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur. Na u la vetëm 3 orë kohë.

Për tre orë duhet të shohim të gjitha provat. Ndoshta ai e di që nuk ka asnjë provë ndaj mendoi se aq mjafton.
Materialei e dosja që është shpërndarë në media, u shkel neni për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Dua të theksoj që kjo godinë nuk është drejtësia e re por departamenti i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës.

Sot kuptova që veglat një përdorimshe të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza. Nuk ka më shpresë për një sistem drejtësia të kapur e manipuluiar”, u shpreh ajo.