Vendosni fjalën kyçe....

Me pankarta në duar para Parlamentit Evropian, nis protesta e demokratëve në Bruksel


Deputetët e PD-së kanë nisur protestën e paralajmëruar para Parlamentit Evropian.

Me pankarta në duar ata janë mbledhur para godinës së PE-së në Bruksel. Deputeti demokrat Alizoti tha se  nesër do ketë takim me eurodeputetët ndërsa tha se Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga veprimet maoiste.

Deputetët demokratë mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria shtet njëpartiak”, “Liri për Berishën”, “Zgjedhje të lira e të ndershme”, “Ndal persekutimit politik”, etj.

“Qëllimi është sebnsibilizimi i europarlamentarëve meatë që ndodh në Shqipëri. Sigurisht që nuk është e lehtë të tërheqësh vëmendjen e europarlamentarëer duke qenë se në botë ka shumë ngjarje me peshë si lufta në Ukrainë e gjendja në Lindjen e Mesme. Ne megjithatë duhet t’i sensibilizojmë këto institucione ndërkombëtare. Ne jemi në diktaturë. Ne nuk mund të shesim demokracinë për stabilitetin.” – tha Paloka.