Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë


Ish-presidenti Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë.

Ai u arrestua dy ditë më parë në një operacion që ka ngjallur diskutime të shumta për mënyrën si u krye.

Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje të ardhurash për dosjen CEZ-DIA dhe për lobimin e LSI-së në SHBA.

Në Gjykatën e Posaçme do shqyrtohet edhe masa e sigurisë ndaj deputetes së PL-së, bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi. Gjithashtu, u paraqit në GJKKO edhe Pirro Xhixho. Pritet që të paraqitet në GJKKO edhe Ema Çoku.

Në një konferencë për shtyp ajo akuzoi SPAK-un dhe kryeministrin Rama për proces politik ndaj saj për denoncimin e aferës së inceneratorëve.