Shtyhet për në 13 e 30 seanca ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme.
Shkak për shtyrjen është bërë përplasja e ashpër e kreut të Partisë së Lirisë Meta me kreun e SPAK-ut Dumani, Arben Krajën dhe prokurorin e çështjes Sotir Kllapi.
Meta ka lëshuar akuza të rënda ndaj prokurorëve.
Ai u arrestua dy ditë më parë në një operacion që ka ngjallur diskutime të shumta për mënyrën si u krye. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje të ardhurash për dosjen CEZ-DIA dhe për lobimin e LSI-së në SHBA.
Në Gjykatën e Posaçme do shqyrtohet edhe masa e sigurisë ndaj deputetes së PL-së, bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi.
Në një konferencë për shtyp ajo akuzoi SPAK-un dhe kryeministrin Rama për proces politik ndaj saj për denoncimin e aferës së inceneratorëve.