Një grup prej 30 deputetësh të Partisë Demokratike ka shkuar në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, për çështje që lidhen me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Gazetari Osman Stafa raportoi se deputetët do të ndahen në dy grupe: njëri grup prej 5-6 deputetësh do të hyjë në Parlamentin Europian për të informuar eurodeputetët mbi situatën në Shqipëri dhe shkeljet ligjore dhe kushtetuese nga qeveria.
Temat e diskutimit përfshijnë burgosjen e Salianjit, mosvotimin e PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin dhe korrupsionin.
Një grup tjetër deputetësh do të protestojnë me pankarta për tërhequr vëmendjen e europianëve ndaj situatës në Shqipëri, që ata e cilësojnë si ngjizje të një regjimi diktatorial.
Lista e deputeteve:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. Zheni Gjergji