Pensionistët u ngritën në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve në minimumi 400 mijë lekë në muaj. Një nga protestuesit theksoi se situata është e rëndë dhe se shumë pensionistë ndihen të detyruar të mendojnë për vetëvrasje për shkak të vështirësive financiare.
Ai shpjegoi se merr vetëm 180 mijë lekë në muaj dhe se shpenzimet për ilaçe arrijnë deri në 70 mijë lekë, duke e bërë jetesën të pamundur.
“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi.
Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.