Forca të shumta policie kanë rrethuar hotel “Colombon” në zonën e plazhit në Durrës.
Hoteli është në pronësi të Pëllumb alias Pali Tudës dhe pritet të sekuestrohet me vendim gjykate.
Dyshohet se hoteli luksoz është vënë nga paratë e fituara përmes veprimtarisë kriminale.
Vendimi për sekuestrimin është marrë nga Gjykata e Durrësit në vitin 2022.