Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Hoxha paralajmërojnë bizneset: Vjedhja e sigurimeve krim ekonomik, do marrim masa drastike


Kryeministri Rama njoftoi masa drastike për bizneset e vogla që nuk paguajnë sigurimet shoqërore, duke paralajmëruar se aktiviteti i tyre mund të mbyllet.

Ai theksoi se sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri është unik dhe se shumë biznese kanë borxhe ndaj pensionistëve.

Rama sugjeroi se, ndërsa taksat mund të diskutohet dhe ristrukturohen, nuk do të tolerohen shkeljet e rregullave për sigurimet shoqërore.

“Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri më mbyllje të aktivitetit.

Të gjitha të tjerat mund ti diskutojmë, edhe taksat. Ka një sistem të marrëveshjeve, jo debia, jo borxhet, hajde bëjmë një ristrukturim, taksat mund të diskutohen.

Republika e Shqipërisë dhe asnjë tjetër nuk e ka një të tillë për sigurimet shoqërore. Janë një numë ri konsiderueshëm biznesesh që figurojnë debitorë ndaj pensionistëve. Edhe këtë ne po e studiojmë për të mos e përdorur si një pengesë për formalizmin”, tha Rama. 

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe se të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen. Gjatë takimit me strukturat tatimore për planin e luftës ndaj informalitetit, ai theksoi se do të intensifikohen kontrollet për të goditur abuzimet me pagat dhe do të kryhen hetime të thelluara. Hoxha e krahasoi këtë iniciativë me kontrollet për energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje, duke premtuar rezultate domethënëse.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe se të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.

Gjatë takimit me strukturat tatimore për planin e luftës ndaj informalitetit, ai theksoi se do të intensifikohen kontrollet për të goditur abuzimet me pagat dhe do të kryhen hetime të thelluara. 

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik.

Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. Ashtu siç kemi bërë me energjinë elektrike dhe me ndërtimet pa leje, do të bëjmë edhe këtu dhe do kemi rezultate domethënëse”, tha Ervin Hoxha.