Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 4 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Ankara, Erdogan: Dënoj këtë akt të tmerrshëm


Rritet bilanci i viktimave nga sulmi terrorist që tronditi mesditën e sotme kryeqytetin e Turqisë.

Sipas burimeve zyrtare numri i viktimave ka shkuar në katër, ndërsa të plagosur raportohet se janë 14 persona.

Në një deklaratë publike, presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan, dënoi ashpër sulmin terrorist.

Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha Erdogan, raportojnë mediat.

Sulmi terrorist me armë zjarri dhe bombë shpërthyese u shënua mesditën e sotme kompaninë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha së bëhet fjalë për sulm terrorist: “Ndodhi një sulm terrorist kundër objekteve të TAI Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe të plagosur.”

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha: “Unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në rrethin Kahramankazan të Ankarasë. Zoti na mëshiroftë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha ai.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se dy terroristët kanë marrë pengje dhe se gjatë sulmit ata qëllonin me armë çdo qytetar që u dilte para.

Të paktën dy nga sulmuesit u vranë, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Nuk është e qartë se sa persona janë përfshirë në sulm dhe nëse ka të dyshuar të tjerë për t’u kapur.

 

1729694084_terroristetneankara.jpg