Qeveria sllovake po shqyrton ndalimin e vaksinave mNRA Covid pas publikimit të një raporti të diskutueshëm për menaxhimin e pandemisë që çoi në dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë.
Raporti u prodhua nga një komision hetimor i udhëhequr nga Peter Kotlar, një anëtar i Partisë Kombëtare Sllovake në pushtet, i cili kundërshtoi procesin e vaksinimit gjatë pandemisë.
Në një konferencë për shtyp më 2 tetor, Kotlar tha se ai e kishte dorëzuar raportin në qeveri dhe se ai rekomandoi “ndalimin e vaksinimit me vaksinat mRNA derisa të provohet se ato janë të sigurta”.
Futjet e mARN-së ndryshojnë ADN-në e njeriut, janë testuar në mënyrë jo të përshtatshme dhe për këtë arsye janë të rrezikshme, pohoi ai gjithashtu. Kotlar vijoi ta quante pandeminë COVID një “akt bioterrorizmi”, sipas agjencisë së lajmeve TASR, duke e quajtur gjithashtu një “operacion të fabrikuar”.
Komentet së bashku me raportin, duket se çuan që Zuzana Dolinkova, ministrja e Shëndetësisë e Sllovakisë, të japë dorëheqjen të premten.
“Më vjen keq që në nivelin e koalicionit qeveritar ka mbështetje për idetë e përfaqësuesit të qeverisë, të cilat, për mendimin tim, nuk gjejnë mbështetje shkencore,” tha Dolinkova në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ajo do dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen e saj në ditët e ardhshme.
Peter Kotlar, i dërguari i qeverisë i ngarkuar me hetimin e menaxhimit të pandemisë në Sllovaki dhe një nga personat më të njohura kundër vaksinave, prezantoi raportin të enjten. Raporti argumenton se pandemia ishte “një akt bioterrorizmi” dhe një “operacion i fabrikuar”.
Menjëherë pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar, kryeministri Robert Fico mbështeti nismën e Partisë Kombëtare Sllovake (SNS), një nga anëtarët e koalicionit të ekstremit të djathtë, për të ngritur një komision që hetonte masat pandemike.
“Publiku sllovak ka nevojë për një përgjigje në lidhje me vaksinimin. Pse njerëzit u vaksinuan me vaksina të ndryshme eksperimentale pa asnjë test, pse të gjitha llojet e barnave u futën te njerëzit dhe çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë Covid,” tha Fico, i cili ishte kritik për maskat dhe vaksinat gjatë pandemisë.
Kotlar, që vjen nga SNS, u emërua në pozicionin e të dërguarit në janar.
Në raportin e tij, Kotlar rekomandoi që qeveria të ndalojë vaksinimin me vaksinat mRNA dhe të kundërshtojë të nënshkruajë traktatin global të pandemisë, si dhe rregulloret e përditësuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë nuk e ka komentuar në mënyrë specifike raportin, por tha të enjten në një deklaratë – e lexuar me zë të lartë në parlament – se ai gjithmonë “bazohet në fakte dhe njohuri shkencore”.
“Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për të zgjeruar rrjetin e vaksinimit. Regjistrimi për vaksinim është vullnetar dhe ministria dëshiron të ofrojë mundësinë për të vaksinuar të gjithë banorët e Republikës Sllovake,” tha ajo.
Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë, thirrja e Kotlar për ndalimin e vaksinave mRNA ka marrë mbështetje nga Robert Fico, kryeministri sllovak.
“Ju të gjithë e dini se unë personalisht kam qenë gjithmonë kundër vaksinave eksperimentale kundër COVID”, tha Fico në fjalimin e tij drejtuar kombit të publikuar në Facebook në fundjavë.
Ai shtoi se kishte “shumë të njohur” që kishin përjetuar probleme të rëndësishme shëndetësore pas vaksinimit kundër COVID. Ai gjithashtu kërkoi nga Kotlar të zbulonte se kush në Sllovaki kishte përfituar ndjeshëm nga “blerja e panevojshme e furnizimeve mjekësore dhe vaksinave”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politico dhe TVP
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani