Vendosni fjalën kyçe....

16 ditë në koma, avokati Mëngjesi paraqitet në GJKKO për seancën ndaj Berishës


Avokati Sokol Mëngjesi është rikthyer në punë pas një periudhe të vështirë, pas dhunës që pësoi më 29 maj në zonën e ish-Bllokut, ku kaloi 16 ditë në gjendje kome. Sot, ai u paraqit në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake të dosjes “Partizani”, që përfshin klientët e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Mëngjesi kishte njoftuar më 25 shtator Gjykatën e Tiranës për rregullimin e marrëdhënieve me Dritan Nanon, personin e dyshuar për porositjen e dhunës ndaj tij, por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj Nanos.