Policia ka dhënë detaje mbi plagosjen në Peqin.
Uniformat blu njoftojnë se shtetasi SH.C është paraqitur në spital pasi është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.
Policia madje ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar një 26-vjeçar me inicialet A.T.
Policia thotë se plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin.
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon autorin dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”-njofton policia.