Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit të substancave narkotike, të përbërë nga 4 shqiptarë.
Dyshohet se në krye të grupit ishte një çift, ku i gjykata caktoi masën e sigurisë: burg për burrin dhe arrest shtëpie për gruan.
Ndërkohë për dy të tjerët përgjegjës për një numër më të vogël shitjesh të lëndësh narkotike, gjykata i ndaloi qëndrimin në provincën Forlì-Cesena, sipas mediave.
Raportohet se autorët e dyshuar rekrutonin të rinjtë nga një fshat i vogël të Shqipërisë dhe u paguanin biletën për të ardhur në vendin fqinj, i akomodonin dhe më pas i vendosnin në shërbim duke shpërndarë kokainë në zona të ndryshme.
Hetimi nisi në prill të këtij viti, pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës që po zhvilloheshin në qytetet bregdetare. Një muaj më vonë u arrestuan dy persona, një 34-vjeçar dhe një 20-vjeçar, gjithashtu shqiptar
Pas kontrolleve të kryera në banesën e tyre në Cesenatico, oficerët gjetën një sasi kokaine dhe 6,000 euro që besohet se ishin të ardhura nga tregtia e drogës.