BE-ja duhet t’i kthehet idesë së vendosjes së ushtarëve evropianë në Ukrainë, ka argumentuar ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis në një deklaratë për Politico.
Diplomati këmbënguli që Brukseli duhet të ringjallë bisedimet për vendosjen e forcave të BE-së në Ukrainë në përgjigje të raporteve për municione dhe ushtarë të Koresë së Veriut që dyshohet se luftojnë për Rusinë në Ukrainë.
“Nëse konfirmohet informacioni se ushtar të Koresë së Veriut janë pajisur me armë dhe luftojnë për Rusinë, ne duhet të kthehemi te ushtart tanë në Ukrainë, një ide e propozuar nga presidenti francez Macron”, tha Landsbergis për gazetën.
Akuzat për furnizimin e Phenianit me ushtarë dhe pajisje për Rusinë u ngritën fillimisht nga kreu ukrainas Vladimir Zelensky javën e kaluar dhe janë mbështetur nga Koreja e Jugut. Megjithatë, as SHBA dhe as NATO nuk kanë qenë ende në gjendje të konfirmojnë asnjë nga këto raporte, ndërsa Moska i ka hedhur poshtë spekulimet si një “histori false”.
Në të njëjtën kohë, Brukseli thuhet se po shqyrton mundësinë e vendosjes së paqeruajtësve në Ukrainë pas përfundimit të luftës, tha Politico. Ish-ambasadori i Uashingtonit në Japoni, Kenneth Weinstein, i ka thënë gazetës se një veprim i tillë do tregonte se BE-ja ka ende “peshë “.