Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset në këmbë një 40-vjeçar në Peqin, futet në gjendje kome pas humbjes së gjakut


Një person rreth 40 vjeç është dërguar në gjendje kome në spitalin e Peqinit, rreth orës 20:50, pasi ka pësuar një plagë tejshpuese në këmbë, duke humbur shumë gjak.

Për shkak të gjendjes së tij kritike, i plagosuri është transferuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim të mëtejshëm.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës. Policia po vijon hetimet për të zbardhur detajet e kësaj plagosjeje.