Seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të pandehurit e tjerë në dosjen “Partizani” është shtyrë për në datën 28 nëntor.
Avokati Genc Gjokutaj njoftoi se shkaku i shtyrjes është shkelja e afateve nga ana e gjykatës, ku njoftimi për seancë nuk u bë brenda 10 ditëve nga dita e shortimit të çështjes.
Gjokutaj theksoi se për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes, seanca do të zhvillohet më 25 nëntor, në orën 12:00. Ai theksoi rëndësinë e revokimit të masës së sigurimit, që lidhet me lirinë personale të Berishës.
Sipas avokatit, Berisha nuk është i nevojshëm për t’u paraqitur në seancat procedurale, por prania e tij do të vlerësohet kur do të nevojitet shpjegimi i rrethanave të faktit.
“Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00.
U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku. Këtu u ndërpre për të na dhënë kohën ne.
Ne e kemi pasur në kërkimet me frekuente çështjen e revokimit të masës së sigurimit sepse ka të bëjë me lirinë personale të Berishës.
Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai”, u shpreh Gjokutaj.