Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK selektiv, pse nuk heton Ballukun për 1.3 miliardë euro të Thumanë-Kashar” – Shehaj


Ish-drejoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, tha se SPAK është selektiv në mënyrën si punon dhe heton.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në New24, ajo tha e nëse SPAK nuk do ishte selektiv do hetonte ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për rrugën Thumanë-Kashar me kosto 1.3 miliardë euro.

“E keqja e këtij vendi është çdo zyrtar që vjedh prej 30 vitesh, Erion Veliaj, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe plot të tjerë. Belinda Balluku 1.3 miliardë euro harxhoi vetëm për Thumanë-Kashar. Balluku tha se shqiptarët madje duhet të paguajnë 1.4 miliardë euro, 1.5 sepse mund të tejkalohet shuma. Janë 1.3 miliard euro e për çfarë duhet të merremi për një koncesion 100 mijë lekë?” – tha Shehaj.