Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Metës, Berisha: Akte brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, doli fytyra e narkoshtetit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta si një akt brutal dhune, duke e akuzuar qeverinë për përdorimin e forcës ndaj opozitës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se “fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës” dhe se këto veprime përfaqësojnë brutalitetin e një regjimi të korruptuar.

Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Makbethin, duke akuzuar atë për përpjekjen për të shfrytëzuar arrestimin e Metës për qëllime politike, veçanërisht në lidhje me pensionistët shqiptarë. Berisha tha se Rama ka mashtruar pensionistët, duke pretenduar se ka shqetësim për pensionet, ndërsa realisht nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.

Deklarata e kreut të PD-së:

Java që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë.

Ai, në një akt hipokrizie të plotë, u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar, që kanë shkrirë jetën e tyre në vendin e tyre, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij.

Me këtë rast, unë dua t’i them çdo pensionisti dhe pensionisteje, por edhe çdo qytetari shqiptar që kjo deklaratë e tij është një nga mashtrimet më të mëdha, por edhe më të pamëshira, më të pashpirta që ky hajdut bën para shqiptarëve.

Në qoftë se Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve shqiptarë, nuk do mund të rriste kurrë 3 herë, madje edhe 6 herë, rrogat më të larta dhe të mos të paktën të indeksonte pensionet në Shqipëri dhe të mos dyfishonte- minimumi- pensionet në Shqipëri.

Të dalësh para shqiptarëve me një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah një nga hajdutët për të shpërfytyruar të këtij vendi, Blendi Gonxhen që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, që numërojnë ilaçet, që nuk marrin dot ilaçet.

Që gjysmën e pensionit ua merr me drita dhe ujë dhe de facto i lë pa mëdyshje më kufijtë e mjerimit.