Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve.
Sipas raportimeve të gazetarëve në media, Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi.
Ai tha se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ai e mohon.
Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve.
Lefter Koka në gjyq: Nuk jam unë “peshku i madh” dhe nuk mund të më dënoni për korrupsion. Ju e copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë. Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…