Protesta para Bashkisë Tiranë/ Teliti: Kjo qëndresë do të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri


Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, deklaroi në një fjalim para Bashkisë së Tiranës se qëndresa opozitare do të sjellë një ndryshim të madh në kryeqytet dhe në Shqipëri.

Ai theksoi se korrupsioni është rritur ndjeshëm dhe se në Tiranë janë dhënë 2.3 herë më shumë leje ndërtimi se në vitet e kaluara.

Teliti kritikoi Bashkinë, duke thënë se është shndërruar në “ndërmarrjen më të re të betonizimit” të kryeqytetit, duke e bërë atë të duket si një qytet të huaj.

Kjo qëndresë do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e në Shqipëri. Në Tiranë janë dhënë 2.3 herë leje ndërtimi më shumë sesa vitet e kaluara. Me këto gjëra duhet të merret me Prokuroria e jo të ketë akuza të rreme ndaj liderëve të opozitës.

Ne që jetojmë në Tiranë duket sikur po jetojmë në qytet të huaj. Bashkia është kthyer në ndërmarrjen më të re të betonizimit të kryeqytetit”, u shpreh ai.