SPAK ka marrë të pandehur deputetin e PS-së, Plarent Ndreca. Ai akuzohet se në kohën kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm Minsitrisë së Brendshme kur ajo drejtohet nga Sandër Lleshaj ka shkeleur barazinë në tendera për rikonstruksionin e katër komisariateve të policisë.
Vetë Ndreca nuk ishte i pranishëm gjatë seancës në SPAK.
Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli I Lartë i Shtetit, i cili denoncoi se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve në tenderë. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.