Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria ndryshoi buxhetin u dha 73 mln euro PPP-ve, pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi fushatën e qeverisë për pensionistët, duke e quajtur atë një “shou të radhës” të orkestruar nga mazhoranca socialiste.

Ajo theksoi se 780,000 pensionistë po përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti buxhetor është krejtësisht ndryshe.

Tabaku e përmendi rritjen e 73 milionë eurove për koncesionet PPP, ndërsa pensionistëve u është ndarë një shumë shumë më e vogël. Ajo kërkoi një qasje më të drejtë ndaj pensionistëve dhe theksoi se veprimet e politikanëve flasin më shumë se fjalët.

“Përmallimet e ministreshave e deputetëve për pensionistët janë thjesht shou i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar.Politikanët flasin me akte dhe e vërteta është komplet ndryshe.

Qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit!Rishikuan buxhetin dhe i dhanë pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve.Qeveria e pakicës!”