Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra”, Kryemadhi: Goditja politike u bë me ligje të shfuqizuara


Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se goditja e saj politike është bërë me një ligj të shfuqizuar katër vite më parë.

Ajo ka ngritur shqetësime mbi profesionalizmin e anëtarëve të drejtësisë, duke pyetur nëse ata janë “analfabetë funksionalë” apo “ushtarë funksionalë”.

Kryemadhi ka ftuar qytetarët të vlerësojnë dhe gjykojnë vetë situatën, duke theksuar se çdo anëtar i sistemit të drejtësisë paguhet me 5-6 mijë euro në muaj. 

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e
paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.

Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.