Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ftuar qytetarët të bashkohen më 29 tetor për të bllokuar rrugën e Milotit si pjesë e një proteste ndaj regjimit qeveritar.
Ai e ka quajtur këtë veprim një akt mosbindjeje civile, duke e akuzuar qeverinë për përdorimin e arrestimeve politike ndaj drejtuesve të opozitës si një armë për të mbajtur nën kontroll.
Gjekmarkaj tha se kjo protestë do të zhvillohet në Mirditë, duke e lidhur këtë veprim me historinë dhe identitetin europian të shqiptarëve.
“Ne Mirdite ( Rrubik) ne token e Katedraleve, te beses , qendreses,lirise dhe identitetit Europian te shqiptarve! Ne festen e geshtenjave, ne gezimin e jetes ne nevojen per ndryshim! Te gjithe ne mosbindje ndaj regjimit , bashke me 29 Tetor ne Milot jo ne bllokimin e rruges por ne ate te neodiktatures, qe rrezik sheh opoziten , qe arme ka arrestimin politik!
Bashke per Shqiperine europiane kunder narko skay enkroçat ! Mirdita e e 600 viteve liri! Mirditda e princave e kapedanve, Mirdita e fjales dhe perballjes!”, shprehet demokrati.