Vendosni fjalën kyçe....

Rama me shqiptarët në SHBA: Dua votën tuaj për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së


Në takimin me shqiptarët e Amerikës, kryesocialsiti Edi Rama iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.

Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha Rama.