Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre


Në podkastin “Flasim,” Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës për korrupsion, duke thënë se duhet të “çmendesh” ose të “mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara.”

Ai theksoi se shumica e mjekëve dhe mësuesve në vend nuk kërkojnë ryshfet për shërbimet e tyre, duke aluduar në situatën e përgjithshme të sistemit.

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër,

Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më’,”- tha Rama.