Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar angazhimin e saj për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Në një postim në “X”, Von Der Leyen shprehu vlerësimin për punën e Osmanit, duke e cilësuar atë si një kontribuese të rëndësishme në procesin e integrimit evropian.
Ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të mbetet një prioritet për të, duke synuar anëtarësimin e të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.
Dear @VjosaOsmaniPRKS, you are putting a lot of hard work into Kosovo’s European future.
Enlargement will remain a top priority for me.
I’m committed to a future where all six Western Balkan partners are part of the EU. pic.twitter.com/ljFBGwYseP
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024