Vendosni fjalën kyçe....

26 të arrestuar e mbi 12 mijë masa administrative, policia rrugore e Tiranës nxjerr bilancin e javës së kaluar


Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që u mbyll, ku rezulton se janë arrestuar 26 persona për shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon.

Ndërkohë kanë vendosur 12.402 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit.

26 Arrestime dhe procedime penale:

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.(arrestuar).

6  persona për pa leje drejtimi.

12  persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person u procedua për korupsion aktiv.

1  person u procedua ne gjendje arresti per vepren penale “Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” ( Nen ndikimin e lendeve narkotike).

Masat administrative:

12.402 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,771 në ditë.

52 masa për xhama të zinj.

408 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

721  masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

12 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

424 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8.736 masa për qëndrim të gabuar.

779  masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

20 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

82 raste për tejkalim shpejtësie.

40 raste të ndryshme 

15 automjete u bllokuan, përfshirë

6 automjete prove materiale.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!