Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja e denoncoi për dhunë, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë, i sekuestrohet dhe një pistoletë


Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Lezhë pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit është gjetur edhe një armë zjarri dhe municion luftarak.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një rasti dhune në familje

Dhunoi bashkëshorten, si dhe mbante në banesë armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”-njofton policia.