Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenja jete në rrugë 61-vjeçari në Korçë


Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në Korçë.

Viktima me iniciale D.Zh. u gjet në Lagjen 12 ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale si pasojë e një sulmi në zemër.

Njoftimi

“Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.”