Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët por për ahengun e datëlindjes së Aleks Sorosit dhe ndeshjen e basketbollit


Belind Këlliçi në një deklaratë për shtyp ditën e sotme foli për vizitën e Edi Ramës në Nju Jork dhe pritjes me protesta nga disa shqiptarë atje.

Këlliçi deklaroi se Rama u prit me protesta të cilët i treguan vendin arkitektit të shpopullimit masiv të Shqipërisë në 12 vite.

Më tej drejtuesi politik i PD-së për Tiranën theksoi se arsyet e vizitës së Ramës në SHBA nuk ishin shqiptarët por datëlindja e Aleks Sorosit dhe ndeshja e NBA.

Këlliçi bëri thirrje për transparencë mbi pagesat e biletave të sfidës së basketbollit pasi sipas tij Rama nuk i ka deklaruar edhe më herët nëse i janë bërë si dhuratë.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme, kreu i Narkoshtetit të parë të Europës Edi Rama, u prit me protesta të fuqishme nga atdhetarët shqiptaro amerikanë të New York-ut, të cilët i treguan vendin arkitektit të shpopullimit masiv të Shqipërisë në këto 12 vite.

Në rradhë të parë falenderojmë përzemërsisht të gjitha ata shqiptarë të cilët ditën e djeshme, i’u bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare për të demaskuar kreun e Narkoshtetit Edi Rama, në zemër të SHBA, aty ku sot miku i ngushtë i tij, Charles McGonigal po vuan dënimin me burg.

Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ishin arsyet reale të kësaj vizite luksi.

Sot, nga kjo foltore po bëjmë një kërkesë të thjeshtë për transparencë.

Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta?

Sipas të dhënave zyrtare online, këto bileta kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.

Kujtojmë qytetarët shqiptarë se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përfiton si dhuratë bileta të tilla luksi për të ndjekur ndeshjet e NBA në SHBA.

I’u ftojmë të ndjekim këtë video të shkurtër, të 12 janarit, 2016.

Sipas vetë Edi Ramës, këto bileta nuk kushtojnë sepse qënkan të rezervuara. Por ndërkohë, e vërteta është se çdo biletë, qoftë edhe abonimet vjetore, kanë një kosto financiare tejet të lartë. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Edi Rama nëse i është ofruar dhurata në cilësinë e Kryeministrit, nuk duhej ta pranonte. Nëse dhurata i është bërë si individ privat dhe ajo dhuratë tejkalon vlerën e 100 eurove, Edi Rama duhet ta deklarojë pranë ILDKPKI.

Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, në deklaratën vjetore të vitit 2016, Edi Rama nuk ka deklaruar dhuratën e ndeshjes së NBA dhe as shpenzimet e udhëtimit të tij privat në New York.

Gjithashtu, nga të dhënat e mbledhura deri më tani, reklama e Edi Ramës në billboardin e shfaqur në Times Square, kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda. Qytetarët shqiptarë sot duhet të dinë se sa ka kushtuar aktiviteti i djeshëm i Ramës në Neë York, duke filluar pikërisht nga reklama e tij pompoze në billboardin e Times Square.

Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kush janë financuesit dhe organizatorët e takimit të djeshëm të Edi Ramës, në një ndër sallat më të famshme dhe të shtrenjta të globit, në Gotham Hall, 1356 Broadëay, në zemër të Manhattan, në New York.

Sa ka kushtuar qiraja e sallës në këtë ambjent, fonia, ndriçimi, led ëallet, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura?

Për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK, por mbi të gjitha PD ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë të vitit 2016.

I takon organeve të drejtësisë, të gjejnë kush janë këta bamirës që shpenzojnë qindra mijra dollarë për dhuratat dhe qejfet e Edi Ramës në SHBA, pasi këto janë vetëm disa aktivitete që janë mundur të zbulohen nga opozita.

Ndërkohë gjej rastin sërish të ftoj qytetarët shqiptarë t’i bashkohen thirrjes së PD për mosbindje civile, ditën e martë, datë 29 tetor, ora 17:00.

O sot, o kurrë.