Vendosni fjalën kyçe....

Kova e fadromës e zuri poshtë teksa po e riparonte, humb jetën 38-vjeçari në Mirditë


Një aksident në punë me pasojë vdekjen ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës.

Një 38 vjeçar, Arbër Caka humbi jetën pasi u godit nga kova e fadromës.

Sipas njoftimit të autoriteteve ligjzbatuese 38-vjeçari ishte duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.