Një aksident është regjistruar në rrugën Lezhë-Laç pasditen e sotme.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga mjetet ka përfunduar në kanal, në anë të rrugës.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, në makinë mbetën të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit, u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.