Plagoset një person në Lezhë


Një person është plagosur në Lezhë pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur në Torovicë ku dy persona janë përplasur me sende të forta me njëri-tjetrin.

I lënduari është dërguar në spitalin e Lezhës.

Dy personat janë përplasur për pronat ndërsa njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës bujqësor, dyshohet kosore, duke goditur fqinjin.

I plagosuri është dëmtuar rëndë dhe po merr mjekimin në spital.