Robert De Niro solli një goditje të mëtejshme ndaj fushaës Trump në tubimin e fundit në Filadelfia. Ai e quajti Trump një copë m*ti para se DiCaprio të shprehte mbështetjen për zv.presidenten demokrate Kamala Harris.
“Ndryshimet klimatike po vrasin tokën dhe po shkatërrojnë ekonominë tonë, ne kemi nevojë për një hap të guximshëm përpara për të shpëtuar ekonominë tonë, planetin tonë dhe veten tonë”, tha DiCaprio në videon e postuar në Instagram.
“Kjo është arsyeja pse unë po votoj për Kamala Harris.”
DiCaprio, prej kohësh një avokat i hapur kundër ndryshimeve klimatike, ka mbështetur kandidatët demokratë në të kaluarën. Në fillim të vitit 2020, ai mori pjesë në një mbledhje fondesh për Joe Biden në shtëpinë e ish-shefit të Paramount Pictures, Sherry Lansing.