Prishtinë- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka varë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”. Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Policia kosovare ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, raporton “Sinjali”.