Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi ka denoncuar kryeministrin Rama para se të futej në seancë ndërsa i bëri thirrje të tregojë kush ia ka paguar kurimin e të birit në SHBA.
Ajo ironizoi teksa tha se “peshku më i madh në telefonin e saj është Edi Rama”.
Kryemadhi thumboi edhe Berishën teksa tha se do e kenë ngatërruar në atë që ka thënë.
“Merreni Ramën seriozisht, kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë, do e kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud.” – tha Kryemadhi.